Nesër, Kosova – Gjermania

Kombëtarja 28 Shtator 2019 21:48

Nesër në orën 20:00, në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Gjermaninë, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kosova në emocione, para sfidës së madhe dhe pas asaj humbje në Maribor me rezultat 32:23 nga Sllovenia.

Njomza Kelmendi, portiere e Kosovës, tha: “Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke pasur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi”.

“Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës. Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”.

 

-->