Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së
Futboll
27 Mars 2019
16:46

Federata e Futbollit e Kosovës nesër më 28 mars, do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës.
Kuvendi do të mbahet në hotel “Emerald” me fillim në orën 17:00.
Në këtë kuvend të punës do të bëhet prezantimi i punës së Federatës së Futbollit të Kosovës në periudhën 2018/2019.
Të pranishëm priten të jenë të gjitha klubet me drejtë vote.