Neuer “dridh” Bayernin, transferohet në Serie A
Futboll
16 Janar 2020
08:54

Një nga pikat kyçe të Bayern Munich, Manuel Neuer mund të largohet nga gjiganti gjerman.
Mediet franceze raportojnë që gardiani gjerman nuk është i kënaqur në Bayern dhe mund të kërkojë një klub të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.
Ai nuk e ka mirëpritur marrëveshjen e klubit për transferimin e portierit të ri Nubel, i cili mund ta kufizojë angazhimin e tij.
Juventusi mund ta konsiderojë mundësinë e transferimit të Neuerit në Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.