Neuer me një mesazh drejtuar Low: Muller, Hummels dhe Boateng…

Nations League 20 Nëntor 2020 09:39

Kombëtarja gjermane përjetoi një katastrofë të vërtetë në Ligën e Kombeve të martën, transmeton Insporti.

Gjermanët luajtën kundër Spanjës në raundin e fundit të Ligës së Kombeve dhe në atë ndeshje pësuan humbje të thellë 6:0.

Pas asaj ndeshje, kishte spekulime se Joachim Low mund të pushohej nga puna, por kjo nuk do të ndodhë. Sidoqoftë, shumë besojnë se ai bëri një ndryshim të brezit para kohe dhe largoi disa lojtarë me përvojë.

Të njëjtin mendim ka edhe portieri aktual Manuel Neuer, i cili mendon se Low hoqi dorë shumë shpejt nga Thomas Muller, Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

“Të tre do të na ndihmonin shumë. Ata kanë treguar shumë në të kaluarën për të mos marrë një telefonatë tani. Ata nuk e mbaruan karrierën e tyre për ekipin kombëtar dhe ne duhet të llogarisim tek ata. Megjithatë, i takon trajnerit të vendosë”, tha Neuer. /Insporti/

-->