Neuer mungon në sfidat ndaj Werderit të Rashicës

Futboll 15 Prill 2019 18:34

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka pësuar edhe një lëndim që do ta mbaj për rreth dy javë jashtë fushave të blerta.

Neuer u lëndua në ndeshjen e djeshme kundër Dusseldorfit, të cilën si mysafir e fituan bavarezët me rezultat 4:1.

Portieri gjerman u largua nga fusha në minutën e 53-të pasi lëndoi këmbën e djathtë, njoftoi kampion aktual i Gjermanisë.

Neuer do të humbasë ndeshjen kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës në DFB Pkal si dhe në kampionat ndërsa pritet të jetë jashtë edhe ndaj Nurnbergut.

Në stinorin e kaluar gardiani gjerman ka luajtur vetëm tri ndeshje në Bundesliga shkaku i dëmtimit të këmbës.

Bayern është i pari në tabelën e ligës elitare gjermane me vetëm një pikë më shumë se Borussia e Dortmundit./Insport