Neville fjalë të rënda për Xhakën e Mustafin

Futboll 26 Shkurt 2018 07:41

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka dërguar kritika të rënda kundrejt disa futbollistëve të Arsenal, pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Ligës (Carabao Cup) kundër Manchester City-t në “Wembley” ditën e djeshme.

Manchester City triumfoi 3-0 ndaj “Topçinjve” të Arsene Wenger dhe në qendër të kritikave kanë qenë lojtarë si, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Aaron Ramsey dhe Mesut Ozil.

Neville për lëshimit e Mustafit tek goli i parë i shënuar nga Aguerro tha se, ai bëri mbrojtje patetike dhe duhet të jetë më i fortë në duele, pasi ky është futbolli anglez.

Kurse, për Xhakën, Ramsey dhe Ozil kihste këto fjalë: “Ju po ecni në fushë. Nuk e kuptoj pse po ecni? Jeni për turp. Absolutisht turp dhe as që dua të flasë për ta më shumë sepse janë turpi vet. Ramsey e Xhaka të ecin në fushë, kur dihet çfarë detyra kanë, kjo është e patolerueshme. Janë plotësisht të paqëndrueshëm”, ishin fjalët e ashpra të Neville, për disa lojtarë të Arsenal lidhur me humbjen që e pësuan ndaj City-t. /Insporti.com

-->