Neville thotë diçka të papritur për sulmuesin egjiptian

Futboll 20 Gusht 2019 23:54

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka hedhur bastin e tij se Mo Salah do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni. Ai tha se është i sigurt se egjiptiani do të largohet. “Ai do të largohet me siguri. Unë e shoh, e ndjejmë”, ka thënë Neville.

Një fjali e tillë ka shtuar zërat në lidhje me të ardhmen e sulmuesit, ndërsa vetë ylli i “Redsave” ka folur në lidhje me këtë çështje. “Jam i lumtur te Liverpooli. Më pëlqen qyteti, fansat më duan dhe i dua. Jam i lumtur në klub”, është shprehur Salah duke mohuar zërat për largimin e tij.