Neville tregon diçka të pa dëgjuar rreth Fergusonit

Futboll 26 Mars 2020 23:51

Legjenda e Manchester United, Gary Nevilla ka pranuar se ka injoruar këshillën e trajnerit, Sir Alex Ferguson gjatë kohës kur ishte në stolin e Valencia.

Në vitin 2015, Neville u bë trajner i Valencia duke bërë shok në tërë botën.

Për Neville ishte hera e parë që ishte trajner i ndonjë skuadre, por u shkarkua pas tre muajve sepse fitoi vetëm 10 ndeshje në 28 të zhvilluara.

Që prej shkarkimit, Neville ka thënë se asnjëherë nuk do bëhet trajner ndërsa ka zbuluar se pendimi më i madh është që nuk e ka dëgjuar këshillën e Alex Ferguson.

“Ishte e qartë se disa lojtarë ishin të palumtur. Duhet të bëja vendim të madh për lojtarët që nuk ishin me klubin”.

“Me kujtohet se fola me Alex Ferguson dhe këshilla e tij ishte largoji të gjithë, mbroje vetën. Mbaj në skuadër vetëm personat që janë në të njëjtin drejtim si ti”.

“Por nuk e dëgjova. Mundova të flas me disa lojtarë të qëndronin deri në fund të sezonit. Por, nuk ishin të lumtur. Unë injorova këshillën e Sir Alex Ferguson”.

-->