New York Times: Xhaka dhe Shaqiri shënojnë për Zvicrën, bëjnë shqiponjën

Futboll 22 Qershor 2018 23:49

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë pushtuar mediet Botërore, pas dy golave të bukur në fitoren 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës.

New York Times është përqendruar te shqiponja që bënë me duar Xhaka e Shaqiri, që ia siguruan fitoren Zvicrës.

Sipas New York Times, gjesti që bënë ata, ka gjasa të ndezin tensione mes serbëve e shqiptarëve, por që Shaqiri, që u shpallë edhe lojtari in ndeshjes, nuk deshi të flasë për këtë.

“Nuk po mendoj për këtë, nuk dua të flas”, tha Shaqiri pas ndeshjes, i cili gjithashtu hoqi fanellën pasi shënoi golin e epërsisë. “Në futboll, gjithmonë keni emocione dhe vetëm jam i lumtur që kam shënuar gol. Shënova dhe nuk kemi nevojë të flasim për diçka tjetër”.

New York Times madje sqaron për gjithë lexuesit e saj se Shaqiri ka lindur në Kosovë, vend që ka shpallur Pavarësinë në vitin 2008.

Serbia ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë të tensionuara, vijon NYT.

Prindërit e Xhakës janë gjithashtu nga Kosova me origjinë shqiptare. Vëllai i tij luan për ekipin kombëtar të Shqipërisë, përfundon shkrimin NYT pas paraqitjeve mbresëlënëse të shqiptarëve kundër Serbisë në Kupën e Botës. /Insporti.com/

-->