Neymar arrin me karrocë në Brazil (Foto)

Futboll 01 Mars 2018 13:36

Braziliani Neymar, i cili u lëndua ditë më parë në ndeshjen kundër Marseille, është parë teksa ka arritur në Brazil me karrocë.

Neymar pritet se do të mungojë së paku gjashtë javë nga fusha e futbolli, kurse intervenimin përmes operacionit, braziliani pritet ta ketë këtë të shtunë.

Megjithatë përveç brengës nga klubi i tij PSG, për një mungesë të gjatë, me ç’rast tanimë dihet se Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë kundër Real Madrid në Ligën e Kampionëve, edhe Përfaqësuesja e Argjentinës është duke e monitoruar situatën e tij, pasi presin se Neymar do të rikuperohet me kohë, në mënyrë që t’i bashkëngjitet ekipit “Albiceleste” në stërvitje për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.  /Insporti.com

-->