Neymar – Barcelona do të takohen në gjykatë më 27 shtator

Futboll 04 Shtator 2019 11:53

Me mbylljen e dritares së transferimeve dhe Neymar që është ende një lojtar i Paris Saint-Germain, një rikthim te Barcelona ka dështuar së paku deri në janar .

Braziliani do të rikthehet në Barcelonë më 27 shtator për betejën e tij gjyqësore me klubin katalunas për një pagesë nga viti 2016.

Pas nënshkrimit të një kontrate të re me Barcelonën në vitin 2016, Neymar mori 14 milionë euro me një bonus prej 40 milionë eurosh, me Blaugranët që mbajtën 26 mln të tjera, përcjell lajmi.net.

Kur Neymar u largua për PSG vitin tjetër, ai nuk mori 26 milionë eurot shtesë nga Barcelona dhe ata tani do ta zgjidhin mosmarrëveshjen në gjykatë.

Si dhe kjo, Barcelona po kërkon gjithashtu që Neymar të paguajë 75 milionë euro për mos përmbushjen e kontratës së tij si pjesë e çështjes gjyqësore.

Neymar kishte bërë një ankesë për situatën në FIFA në shkurt të vitit 2018, por organi drejtues botëror i futbollit kishte çështje më të rëndësishme për të ndjekur.

Nëse sulmuesi do të kishte nënshkruar për Barcelonën këtë verë, atëherë kërkesat e të dy palëve do të tërhiqeshin.

Sidoqoftë, Neymar është ende një lojtar i PSG dhe ai tani do të përballet me ish-klubin e tij në gjykatë për këtë kërkesë të dyanshme më vonë këtë muaj.

-->