Neymar – Barcelona, ky është zhvillimi i fundit

Futboll 07 Janar 2020 13:22

Ylli brazilian i PSG, Neymar JR duket se ka ndryshuar mendjen rreth të ardhmes së tij, transmeton Insporti.com.

Neymar  ka shfaqur gatishmëri për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se përfaqësuesit e Neymarit kanë njoftuar klubin se ylli brazilian është i gatshëm të negociojë marrëveshjen e re në Parc des Princes.

Neymar është aktualisht i lidhur me PSG-në deri më 2022 derisa së fundmi spekulohej me rikthim te Barcelona.

Rezultatet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe dominimi në Ligue 1 duket se kanë bindur futbollistin të vazhdojë aventurën e tij në Francë.

-->