Neymar befason me deklaratën e fundit

Futboll 09 Tetor 2019 19:46

Sulmuesi brazilian, Neymar ishte padyshim një ndër emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës që e lamë pas, me brazilianin që kërkoi hapur një kalim te Barcelona, por që në fund nuk arriti të konkretizohej.

Tashmë, kur kanë kaluar diçka më shumë se një muaj nga mbyllja e afatit kalimtar, Neymar ka bërë një deklaratë që sipas së gjitha gjasave mbyll çdo hipotezë rreth një rikthimi te Barcelona.

Ylli i PSG-së ka folur nga grumbullimi që është me kombëtaren e Brazilit dhe është shprehur se ndihet i lumtur në Paris dhe se do të luftojë për klubin francez me mish e me shpirt.

“Jam i lumtur te PSG. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi gjatë afatit kalimtar, por sot jam i lumtur dhe ndihem rehat në klubin tim. Sezoni ka nisur mirë për mua. Do ta mbroj PSG-në me mish e me shpirt. Do të jap 100 për qind në çdo ndeshje që të arrijmë gjëra të mëdha”, është shprehur Neymar.