Neymar e Cristiano Ronaldo në ringun e boksit – shikoni pamjet

Futboll 11 Gusht 2019 11:44

Cristiano Ronaldo e Neymari i kanë ‘provuar’ shkathtësitë e tyre në boks.

Dy prej futbollistëve më të mirë në botë, pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo si dhe braziliani Neymar, kanë sfiduar njëri tjetrin në një ring boksi.

E gjitha kjo ishte pjesë e një kampanje të MEO – një rrjeti i shërbimeve të telekomunikacionit nga Portugalia.

Ata të dy janë futur në ring për këtë reklamë të MEO, ku shihen duke e sfiduar njëri tjetrin në sportin e boksit.

Pamjet nga prapa skenat e këtyre xhirimeve mund t’i shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/