Neymar e ofendon rëndë gjyqtarin e ndeshjes

Futboll 02 Shkurt 2020 09:24

Drejtuesit e PSG dhe trajneri gjerman, Thomas Thuchel nuk duhet të jenë të qetë, pas veprimeve të yjeve Neymar JR dhe Kylian Mbappe, shkruan Insporti.com.

Të dy yjet janë përfshirë në incidente në ndeshjen me Montepellier.

Neymar u acarua me arbitrin, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë në minutën e 38-ë të takimit.

Në pushimin e ndeshjes, 27-vjeçari iu afrua njërit prej gjyqtarëve të katërt në tunel duke i kërkuar shpjegime në gjuhën portugeze. Kur arbitri i kërkoi të përgjigjej në frëngjisht, Neymar e ofendoi me fjalët: “A flas frëngjisht? B*th*n time!” dhe goditi murin me një objekt në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor Zherom Brisard.

Ndërsa, Mbappe, i cili u zhgënjye pas u zëvendësua në minutën e 68-ë të takimit shfaqi pa kënaqësit e tij ndaj Tuchel, duke tentuar që ta injoroj atë.

Mbetet të shihet se si do të veprojë PSG në këto dy raste, pas dy futbollistët janë yjet e skuadrës. /Insporti.com/

-->