Neymar emërohet “braziliani më i mirë” – reagon Mourinho

Futboll 16 Shkurt 2019 22:11

Futbolli definitivisht është më pak interesant pa Neymarin.

Braziliani është duke u rikuperuar nga një lëndim, të clin e pësoi në një ndeshje kundër Strasbourgut, në janar, transmeton Insporti.

Pavarësisht se luajti në vetëm 13 prej 22 ndeshjeve në Ligue 1 këtë sezon, Neymar ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar për gjashtë të tjerë.

Tani, gazeta braziliane e futbollit, “Placar” e ka emëruar atë “lojtarin më të mirë brazilian që nga koha e Peles”, duke nxitur shumë debat.

FBL-FRA-CUP-PARIS-STRASBOURG

I pyetur nëse Neymar meriton të përmendet në të njejtën listë me Pelen, Jose Mourinho ka dhënë një përgjigje të sinqertë.

“Neymar ka talent fantastik dhe askush nuk dyshon në këtë,” tha portugezi.

“Ai erdhi në Evropë dhe fitoi menjëherë. Por mendoj se ata kanë harruar lojtarë që ishin më të mirët në botë në një pikë, si Ronaldo dhe Rivaldo, vetëm po citoj dy dhe mund të përmend edhe më shumë.

“Ata gjithashtu erdhën në Evropë dhe ishin fantastik. Neymari do të vazhdojë të luftojë të jetë në listën e më të mirëve në Evropë, ku tashmë është, derisa suksesi me Brazilin do të vazhdojë të jetë ëndërr për të.”

Duket e qartë se Mourinho beson se Neymari duhet ta udhëheqë Brazilin drejt titullit të kampionit botëror, para se ta përfundojë karrierën. /Insporti.com/

-->