Neymar frikohet nga bashkëlojtarët
Futboll
22 Janar 2020
07:54

Atmosfera në klubin francez PSG është fantastike këtë sezon, këtë e dëshmon edhe forma e mirë e Neymar JR, shkruan Insporti.com.
Braziliani e ka fituar përsëri respektin e tifozëve të Parisit dhe tashmë ndjehet i lumtur në skuadër.
Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Leo Paredes duke e ditur se çfarë ka më shumë frikë O’Ney vendosi që të bëjë një shaka me të.
Peredes mori një gjarpër gome dhe e futi në dollapin personal të brazilianit. Në momentin që ai e hapi dollapin dhe pa gjarprin u tremb shumë. Mirëpo Neymar e mori me sportivitet dhe në dhomat e zhveshjes filluan të qeshurat.