Neymar i shpall “luftë” PSG-së, refuzon çdo takim me drejtuesit

Futboll 03 Gusht 2019 10:09

Përfundimisht braziliani Neymar ka vendosur të mos luajë asnjë ndeshje për skuadrën e PSG-së, derisa gazeta kataluanse “Sport” ka konfirmuar se tashmë Neymar i ka shpallur luftë PSG-së dhe nuk dëshiron as të flas më me ta.

Është e gjitha e qartë, braziliani dëshiron të largohet nga Parisi dhe të kthehet në Barcelona me çdo kusht.

PSG sot në orën 13:30 me kohën tonë luan në Kinë, kundër Rennes për Superkupën franceze, por braziliani nuk do të jetë në skuadër. Ai stërviti me shokët e tij të ekipit dje, ishte me disponim të mirë, duke buzëqeshur, dhe më vonë firmosi autografe për tifozët vendas.

Por me drejtorin sportiv Leonard nuk kishte disponim të mirë. Ai refuzonte të fliste me të, derisa shokëve të skuadrës sipas Sport tashmë u ka thënë se ndarja është e pashmangshme.

Image

-->