Neymar i shpëton për pak lëndimit (Foto)

Futboll 12 Qershor 2018 14:28

Përfaqësuesja e Brazilit dhe lojtarët e saj, tanimë kanë arritur në Rusi dhe janë vendosur, derisa janë duke i kryer edhe përgatitjet e fundit në kampin e tyre stërvitor në stadiumin “Yug-Sports” në Sochi, para fillimit të Kampionatit Botëror.

E derisa të gjithë do të jenë duke pritur ta shohin në fushë yllin e Brazilit, Neymar, gjatë ditës së sotme sulmuesi brazilian i ka shpëtuar për pak një lëndimi.

E gjithë ngjarja ndodhi pikërisht në kampin stërvitor të Brazilit, ku ishin mbledhur një numër i madh i shikuesve për t’i përcjell stërvitjet e “Seleçaos” dhe për ta parë yllin e Brazilit.

Në momentet pas përfundimit të seancës stërvitore, kur Neymar ishte afruar pranë shikuesve të pranishëm për të nënshkruar disa autografe dhe për t’iu mundësuar adhuruesve të tij ndonjë fotografi me të, një pjesë e pengesave të sigurisë u shemb dhe ishin reflekset e Neymar ato që përcaktuan që ai të largohej me shpejtësi dhe këto pengesa mos ta dëmtonin futbollistin më të shtrenjtë në botë.

Por, e gjitha nuk përfundoi këtu, pasi disa tifozë arritën që ti’ kalonin pengesat e shembura më pas, duke tentuar që ta përqafojnë Neymar, gjë që shkaktoi alarm tjetër për sigurimin e sulmuesit brazilian, të cilët më pas me vrap e larguan futbollistin drejt zhveshtores, duke evituar ndonjë lëndim tjetër.

Kujtojmë se Neymar, vetëm pak kohë më parë u rikuperua nga një lëndim i rëndë që e pësoi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, që e mbajti atë gjithë pjesën e dytë të sezonit në Francë jashtë fushës, ku fillimisht u dyshua edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Megjithatë, 26 vjeçari arriti të rikuperohej me kohë për Kampionatin Botëror në Rusi dhe magjinë e Neymar, të gjithë do të mund ta shijojnë gjatë këtij kompeticioni, duke filluar me ndeshjen e parë që Brazili e zhvillon kundër Zvicrës, të dielën më 17 qershor në “Rostov Arena”. /Insporti.com

-->