Neymar ka filluar të stërvitet!
Futboll
15 Mars 2018
18:03

Neymar ka filluar ushtrimet intensive për tu përgatitur për Kupën e Botës, që do të mbahet në Rusi këtë verë. Sulmuesi brazilian i cili ka operuar kyçin e këmbës së djatht, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm të paraqitet për Brazilin në “Rusi 2018”.
Ky fakt nuk po e ndalon Neymarin, t’i ndërtoj muskujt dhe bëjë ushtrime statike në ‘fitness’.
Në video e postuar në Instagram, shihet Neymar duke ushtruar gjoksin, dhe duart, që me gjasë duket se është strategji e re e tij për të përballuar më lehtë duelet, pasi që braziliani është lojtari më i fauluar në Evropë. /Insporti.com