Neymar: Lajmin për vdekjen e Bryant e kuptova nga rrjetet sociale

Futboll 27 Janar 2020 13:56

Ylli i futbollit botëror, Neymar Jr, ka treguar se si e kuptoi lajmin për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, shkruan Insporti.com.

Neymari i cili shënoi dy gola në fitoren e PSG kundër Lille në kampionatin francez. Golin e parë e shënoi në minutën e 28-të, ndërsa të dytin e shënoi nga penalltia në minutën e 52-të. Pas, shënimit të golit, ai ia dedikoi golin Bryant duke e bërë numrin 24. “Pashë mesazhet në rrjetet sociale gjatë pushimit të pjesëve. Kjo është një humbje e madhe për gjithë botën e sportit. Jo vetëm për tifozët e basketbollit, unë e kam njohur atë. Festimi i golit ishte për të. Unë shpresoj që ai të pushojë në paqe”.

Bryant për shumë vite me radhë barti numri 24 në fanellën e Lakers.

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Legjenda e basketbollit bortëror ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij.

Bryant me vajzën e tij Gianna, ishin në helikopterin që u rrëzua sot.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, ndërsa vajza e tij ishte vetëm 13 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjalluar reagime nga e gjithë bota, duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e një ndër basketbollistëve më të mirë në histori të botës. /insporti.com/

 

-->