Neymar, lamtumirë Paris !

Futboll 02 Mars 2018 12:42

Prej se u lëndua në ndeshjen kundër Marseille, thuajse çdo ditë ka qenë i pranishëm në media, sulmuesi brazilian Neymar.

Sipas shtypit në Francë, mendohet se problemet në mes Neymar dhe PSG e tejkalojnë aspektin sportiv, pasi mungesa e tij jo vetëm në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por edhe mungesa e tij për pjesën e mbetur të sezonit, do të paraqet problem të madh për Paris Saint-Germain.

Incidenti i pafat për brazilianin ka hedhur dritë në raportin e komplikuar në mes lojtarit dhe klubit, me deklarata kontradiktore gjatë gjithë javës, nga të dyja palët.

Neymar dhe babai i tij bashkë me mjekun e Kombëtares së Brazilit mendonin ndryshe nga klubi për sa i përket se si duhet trajtuar lëndimi i sulmuesit. Megjithatë sado e hidhur që mund të jetë për ekipin e PSG-së se Neymar nuk do mund të luaj në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid, shumë mjek tjerë, e kanë konfirmuar se braziliani do ta ketë të pamundur rikuperimin me kohë.

Titulli “Lamtumirë Paris” në gazetën “L’Equipe”, përfshinte detaje të një takimi të tensionuar që ishte mbajtur nga përfaqësuesit e Neymar dhe drejtuesve e mjekëve të klubit francez.

Sipas “L’Equipe”, mjeku i PSG-së Eric Rolland dhe ai i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, kishin pasur momente të tensionuara para se të arrinin në një marrëveshje.

Neymar pas kontrollit u pa që kishte edhe problem tjetër me eshtrat ne këmbë (metatarsal) dhe pikërisht mjeku brazilian kishte pyetur staff-in e PSG-së, se pse nuk u përmend kjo gjë në deklaratën e parë mjekësore.

Sipas këtij burimi të gazetës franceze, thuhet se Neymar ishte i interesuar fillimisht që të paraqitej kundër Real Madrid, por me të parë situatën, ishte dorëzuar nga kjo gjë.

Tani objektivi i vetëm i Neymar, është të paraqitet në Botërorin “Rusia 2018” me Brazilin, një vendim që lidhet me të ardhmen e tij jashtë Parisit, pasi me ekipin e PSG-së nuk do të jetë në gjendje të paraqitet më këtë sezon. /Insporti.com

-->