Neymar mesazh Luis Suarezit: “Të dua shoku im”
Futboll
01 Korrik 2019
10:29

Luis Suarez e përjetoi rëndë eliminimin e Uruguait nga Kupa e Amerikës.
Suarez nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë kundër Perusë dhe kjo i kushtoi me eliminim kombëtares së Uruguait.
Sulmuesi u pa shumë i emocionuar madje nuk mund të mbante lotët pas ndeshjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, braziliani Neymar i ka dal në mbështetje. ” Ngritu… je i madh vëlla. Të dua shoku im” shkruan Neymar. /Insporti.com/