Neymar mund të luaj me Brazilin në këtë datë

Futboll 15 Maj 2018 15:54

Futbollisti i cili shkaktoi bujë të madhe me kalimin e tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain për një shumë rekord, pësoi një lëndim në pjesën e dytë të sezonit, që mbajti jashtë fushës deri në fund të këtij edicioni.

Neymar, iu kthye ditë më parë stërvitjeve të para në fushë, kurse përgatitjet e tij po i kryen për arsyen e vetme, rikuperimin e plotë me kohë për t’u paraqitur më Brazilin në Kampionatin Botëror në Rusi.

Së fundmi, është dhënë edhe data kur mund ta shohim Neymar për herë të parë të luajë, që pas lëndimit të tij.

Më 3 qershor, rreth 10 ditë para fillimit të Kupës së Botës, përfaqësuesja e Brazilit e zhvillon një ndeshje miqësore me Kroacinë dhe informacionet e para thonë se Neymar, mund të paraqitet për “Seleçaon” në këtë takim.

“Javën tjetër ai do të mund të fillojë stërvitjet me grupin dhe mendojmë se po ashtu gjatë asaj jave, ai të fillojë edhe stërvitjet me topin dhe golin, në mënyrë që shumë shpejt të jetë i gatshëm të marrë pjesë në seancat stërvitore të trajnerit”, tha doktori i skuadrës së Brazilit, Rodrigo Lasmar.

Përkundër kësaj, përzgjedhësi i Brazilit, Tite, beson se Neymar do të jetë plotësisht i gatshëm dhe në formë, me të filluar Botërori në Rusi dhe pret që sulmuesi 26 vjeçar të ketë një rol të rëndësishëm në këtë kompeticion për “Seleçaon”. /Insporti.com

-->