Neymar mund të pezullohet me tre ndeshje

Futboll 08 Mars 2019 08:35

Neymari ishte i detyruar të shikonte nga tribunat derisa Paris Saint-Germaini u eleminua nga Champions League, të mërkurën mbrëma.

Braziliani është jashtë që nga janari me një lëndim, kështu që e pati të pamundur të ndihmonte skuadrën e tij, e cila u mposht 3-1 nga Manchester Unitedi.

Marcus Rashford shënoi nga një penallti kundërthënëse, e cila u dhurua pasi Presnel Kimpembe u penalizua për prekje të topit me dorë.

Pasi u konsultua me “VAR”, gjyqtari Damir Skomina tregoi gishtin nga pika e bardhë.

FBL-EUR-C1-PSG-MAN UTD

Neymar kritikoi rëndë gjyqtarët pas ndeshjes, duke thënë:

“Ishte tup. UEFA përzgjedhë katër njerëz që nuk dinë asgjë për futbollin për të rishikuar vendimet e ‘VAR’ në xhirim të ngadalësuar… ajo prekje me dorë thjesht nuk ekziston.

“Si mund ta prekësh me dorë topin prapa shpinës? Ahh… ik p**.”

“AS” tani raporton se një pezullim me tre ndeshje moslojë mund t’i shqiptohet brazilianit.

Gazeta spanjolle potencon se mesazhi është në kundërshtim me artikullin 11 të kodit diciplinor të UEFA-s, i cili parandalon sjelljen që është ofenduese. /Insporti.com/

-->