Neymar përlotet kur e sheh shtëpinë e tij ku ka jetuar (Video & Foto)

Futboll 11 Qershor 2018 14:07

Transferimi i tij vitin e kaluar nga Barcelona te Paris Saint-Germain, ishte më i shtrenjti deri më tani, e shifra që po flitet nëse braziliani kalon tani te Real Madrid, do të jetë edhe shumë më e lartë.

Sot Neymar llogaritet si njëri ndër futbollistët më të mirë dhe një pasues i Ronaldos e Messi dhe është një futbollist që paguhet mjaft mirë dhe ka milionat.

Mirëpo, dikur nuk ishte kështu dhe Neymar ka jetuar një jetë të varfër ku luksi ishte vetëm fjalë për të.

Një televizion në Brazil ka vendosur që t’i përgatisë një befasi sulmuesit brazilian, duke e improvizuar shtëpinë e tij të dikurshme ku ka jetuar ai dhe për këtë televizioni ka pasur edhe ndihmën e familjes së Neymar, derisa vet futbollisti nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë.

Një jetë e vështirë dhe në varfëri, kështu mund të përshkruhet ambienti ku është rritur Neymar.

26 vjeçari me ta përjetuar befasinë që ishte përgatitur për të, ka shpërthyer në lot, duke mos arritur t’i përmbaj emocionet, kur i ka parë edhe gjësendet në dhomën e tij të fëmijërisë, që ishin improvizuar të dukeshin mu ashtu siç kishin qenë. /Insporti.com

-->