Neymar publikon video duke kërcyer pa paterica (Video)

Futboll 20 Mars 2018 12:08

Futbollisti brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen me Marseille, është duke u rikuperuar në vendlindjen e tij në Brazil.

Së fundmi ai mori pjesë në një ndejë për ditëlindjen e motrës së tij dhe pas këtij evenimenti, Neymar kishte publikuar në rrjetin e tij social në “Instagram”, një video ku ai shihej teksa zbavitej duke vallëzuar pa paterica.

Kujtojmë që Neymar, kohëve të fundit ka qenë pjesë e shtypi, jo vetëm për shkak të rikuperimit të tij nga lëndimi, por edhe lidhur me të ardhmen e tij tek skuadra franceze e PSG-së.

Përndryshe, sulmuesi 26 vjeçar, pritet se do të rikuperohet për të qenë i gatshëm për Botërorin “Rusia 2018”, ku do të jetë pjesë e “Seleçaos” të Brazilit. /Insporti.com

 

-->