Neymar reagon pas lëndimit: Do rikthehem më i fortë

Futboll 28 Nëntor 2021 16:31

Braziliani mori një lëndim seriozë gjatë përballjes me një kundërshtar dhe u largua nga fusha duke qarë.

Nuk ka vonuar shumë dhe Neymar ka reaguar përmes rrjetit social “Instagram”, duke shkruar se do rikthehet më i fortë.

“Fatkeqësisht, këto gjëra janë pjesë e jetës së një atleti. Nuk mund të bëjmë asgjë, pos të ngrijmë kokën lartë dhe të vazhdojmë gjithmonë përpara. Do rikthehet më i mirë dhe më i fortë se me parë”, shkroi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet në ditët në vijim se për sa kohë, Neymar do jetë jashtë fushës së gjelbër.

-->