Neymar-Real Madrid: Zhvillim i bujshëm

Futboll 03 Mars 2019 22:59

Neymari ka refuzuar ta mohojë mundësinë për të luajtur për Real Madridin në të ardhmen.

Braziliani është aktualisht në sezonin e tij të dytë te Paris Saint-Germaini, ku u transferua nga Barcelona, në gusht të vitit 2017, transmeton Insporti.

Ai ka shënuar 48 gola në 53 ndeshje deri tani në Ligue 1 për klubin, por spekulimet nuk janë ndalur për një rikthim të tij në La Liga.

“Reali është një prej klubeve më të mëdha në botë,” tha Neymar.

“Çdokush që ndiqet nga Real Madridi do të ndihej i joshur për të luajtur atje, por jam i lumtur në Paris.

“Nuk i dihet të ardhmes, nuk po them se do të luaj për Real Madridin.” /Insporti.com/

-->