Neymar shënon ndaj Bordeaux, vëmendje merr shkrimi në bluzën e tij

Futboll 06 Nëntor 2021 21:33

Bordeaux dhe Paris Saint-Germain po zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të javës së 13’të të Ligës 1, shkruan Insporti.

Kur po zhvillohet minuta e 26’të të takimit, PSG ka kaluar në epërsi me golin e Neymar.

GOLI

Neymari vuri në pah edhe shkrimin për këgëtaren 26 vjeçare, brazilianen Marília Mendonça, e cila humbi jetën në një aksident ajror rrugës për në koncert.

“Unë do të jem fansi yt i përjetshëm.” – shkruhej në bluzën e Neymar.

Image

Kujtojmë se, te PSG mungojnë yje si Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Marco Verratti shkaku i lëndimeve.

/Insporti.com

-->