Neymar shumë pranë thyerjes së rekordit të Peles

UEFA Conference League 18 Qershor 2021 12:07

Legjenda e madhe braziliane, Pele, dëshiron që Neymar të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Brazilit.

Neymar realizoi golin e 68’të në karrierë për Brazilin, në fitoren 4-0 ndaj Perusë dhe i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles.

Legjenda e Brazilit dhe Botës përgjithësi, numëron 77 gola, shifra të arritshme këto duke parë moshën e Neymar dhe Pele shpreson që ylli i PSG-së t’ia dalë.

“Sa herë e shoh këtë djalosh, ai është duke qeshur. Është e pamundur që të mos qeshësh edhe ti”, shkroi Pele.

-->