Neymar te Barcelona? Ja çfarë thotë babai i tij

Futboll 11 Janar 2019 17:22

Është aktualizuar mundësia e kthimit të brazilianit Neymar te Barcelona. Mediet sportive vazhdojnë të raportojnë rreth kësaj ideje për lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Neymar është larguar nga katalonasit në verën e vitit 2017, për një shumë rekorde prej 222 milionë euro.

Por, spekulimet për një ‘magji’ të dytë të Barcelona po qarkullojnë prej kohësh. Së fundi është ‘MundoDeportivo’ që ka raportuar për një gjë të tillë. Por këto lajme i ka cilësuar të “rreme” babai i futbollistit.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, duke i cilësuar vetëm spekulime mediatike ato që fliten për djalin e tij.