Neymar thyen rregullat te PSG-ja, rrezikon edhe karrierën

Futboll 20 Korrik 2019 15:31

Neymar duket më i vendosur se kurrë për të mos u kthyer te PSG-ja. Kampionët e Francës kanë publikuar listën e ekipit që do të udhëtojë për ndeshjen miqësore ndaj Nurembergut.

Neymar nuk është duke iu përgjigjur asnjë thirrjeje dhe vazhdon t’i thyej rregullat e klubit, çka rrezikon të mbetet pa luajtur këtë edicion.

Emri i sulmuesit mungon në 23 emrat e grumbulluar nga trajneri Thomas Tuchel. Ky i fundit e ka pranuar se e di dëshirën e brazilianit për t’u larguar, por është një çështje që i përket klubit dhe jo atij.

Ky vendim tregon edhe njëherë se situata nuk është aspak e mirë dhe braziliani do më çdo kusht largimin.

-->