Neymar transferohet te gjiganti i Serie A

Futboll 23 Korrik 2019 18:04

Juventus është futur seriozisht në garë për shërbimet  e superyllit brazilian, Neymar transmeton Insporti.com.

“Mundo Deportivo” raporton se Juve tashmë është duke e përgatitur këtë ofertë për brazilianin, madje për shërbimet e tij ata do të japin edhe Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi.

Për këtë ofertë thuhet se është caktuar një takim me Pini Zahavi nga PSG në Paris këto ditë.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paraitici është kthyer në tali pas ndeshjes miqësore parasezonale me Spurs, kurse Neymar tashmë ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG

-->