Neymar tregon klasin e vërtet në golin e dytë të PSG

Paris Saint-Germain aktualisht kryeson kundër Bayern Munich me rezultatin 2-1 në Ligën e Kampionëve dhe një pikë kryesore është asistimi i Neymar për Marquinhos.
Skuadra e Mauricio Pochettino mbërriti në Gjermani për ndeshjen çerekfinale të kësaj mbrëmje duke kërkuar të marrë hak për humbjen e tyre në finalen e sezonit të kaluar.
Ata morën epërsinë herët pas golit të Kylian Mbappe, por pika kryesore erdhi nga aftësia e Neymar për të asistuar në golin e dytë.
Bayern arriti të spastronte situatën pas kornerit të PSG por topi u kthye te Neymar, i cili e asistoi në një mënyrë përfikte drejt Marquinhos, i cili më pas qetësisht mposhti Neuer për të dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.
Tifozët kanë reaguar ndaj performancës së tij dhe ata besojnë se ai është një nga më të mirët në ndeshje. /Insporti.com/