Neymar u kapë në flagrancë duke shikuar ndeshje futbolli në mënyrë ilegale

Futboll 12 Prill 2021 18:07

Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin.

Pas katër viteve të shkëlqyera me Barcelonën, Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi nënshkroi me Paris Saint-Germain, për një shumë prej 222 milion eurosh.

Sipas L’Equipe, Neymar fiton rreth 600,000 euro në javë.

Sidoqoftë, pavarësisht se fiton shuma marramendëse, duket se Neymar refuzon të paguajë për të shikuar futboll dhe përkundrazi shikon ndeshje në webfaqe ilegale.

Neymar u kap në flagrancë duke parë një ndeshje në faqe ilegale, gjatë fundjavës.

Neymar nuk ishte i përfshirë në fitoren 4-1 të Paris Saint-Germain ndaj Strasburgut, të shtunën, pasi ishte i pezulluar.

Sulmuesi brazilian ishte aktiv në Instagram dhe postoi një story duke shikuar një ndeshje në Ligën e Brazilit.

Sidoqoftë, imazhi që ai postoi në ekranin e tij kishte një “pop-up” ku shkruhej ‘single seksi’, një 28-vjeçare të quajtur Nina, duke dhënë faktin se ai ishte duke përcjellur ndeshjen në një webfaqe ilegale.

Fotoja e storyt:

p1f32kesda1qkd6t13ka25t1mb5b.jpg

Duket se pas asaj fotoje shum fansa reaguan duke thënë se:

“Djaloshi është një milioner dhe ende përdor faqe të paligjshme,” shkroi @JavidMuradi.

@Speedy_Says shkroi: “Neymar shikon ndeshje në mënyrë të paligjshme. Unë e vlerësoj atë”. /Insporti.com/

-->