Neymar vs Bayern: Përmbledhje nga paraqitja klas e brazilianit mbrëmë

Futboll 14 Prill 2021 09:47

Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar pati mbrëmë performancë të klasit botëror në ndeshjen ndaj Kampionit aktual të CHL, shkruan Insporti.

Fansat kanë bërë një përmbledhje të paraqitjes së mbrëmshme të Neymar që tregon pse ai e meriton lëvdatat dhe konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë në botë.

PSG u mposht nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Parc des Princes, megjithatë, parisienët arritën ta marrin biletën për gjysmëfinale falë rezultatit të përgjithshëm 3-3. /Insporti.

-->