Tite beson se Neymari është gati për lojë

Futboll 21 Qershor 2018 19:40

Neymari mund të startojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Botëror kundër Kosta Rikës, këtë e konfirmuar trajneri, Tite.

Tite tha se Neymari nuk do të rrezikohet pas lëndimit të lehtë që pësoi në stërvitje ditë më parë, por beson se është gjithçka në rregull me 26 vjeçarin dhe se nuk do të ketë ndryshime në formacion, pavarësisht paraqitjes jo të mirë në takimin e parë në Rusi kundër Zvicrës.

“Do të startojë ekipi i njëjtë që luajti edhe kundër Zvicrës”, tha Tite.

“Duam të fitojmë, është Kupa e Botës, por asnjë trajner nuk rrezikon me një lojtar jo të shëndetshëm. Është shumë rrezik”.

Tite dha sinjale se Neymar mund të zbresë në fushë kundër Kosta Rikës, por paralajmëroi të gjithë se ai ka nevojë ende për kohë që të rikthehet në më të mirën.

“Ai mori një goditje, por më duket se ishte hera e parë që pas tre muajsh luajti 90 minuta të plota”.

“Jemi të qetë, sepse për t’u rikuperuar plotësisht, duhet të luani minimumi pesë ndeshje, ai është rrugës së mirë”, deklaroi mes tjerash Tite.

Ndeshja tjetër në Grupin E zhvillohet mes Serbia e Zvicrës ku lider të grupit janë serbët me tri pikë. /Insporti.com/

-->