Neymari në Juventus – ky është lajmi i fundit

Futboll 23 Korrik 2019 11:46

Juventusi po e studion mundësinë për ta transferuar Neymarin.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofrojë para, plus kartonin e Matuidi, i cili më parë ka qenë pjesë e parisienëve dhe tashmë mund të kthehet sërish në vendlindje.

Ndërkohë, Juventusi duket se është i gatshëm të përfshijë në negociata edhe Paulo Dybalan.

Në fakt, argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë diferencën në këtë situatë, pasi PSG nuk do të kishte nevojë të gjente zëvendësuesin e Neymar, pasi do të kishte në ekip një tjetër yll.

Dybala në sezonin e fundit nuk arriti të shprehte cilësitë e sezoneve të mëparshëm, ndërsa partneriteti me Ronaldon, nuk funksionoi.