Nga Bill Clinton te vizita e Papës: ngjarjet botërore të vitit 1993, kur Partizani u shpall kampion!

Futboll 13 Maj 2019 13:57

Një pritje që zgjati 26 vjet, por që më në fund ka mbaruar… Tifozët e Partizanit mund të gëzojnë, festojnë dhe madje edhe derdhin lot. Nuk ishte aspak e lehtë, por ia vlejti mundimi. Ekipi i kryeqytetit kthehet të triumfojë në kampionatin shqiptar, pasi përjetoi peripeci dhe një rrugëtim me shumë probleme dhe pengesa. Ardit Hila, futbollisti i Partizanit, që ishte në fushë ndaj Tiranës në fitoren 2-1 në derbi, pikërisht në vitin e largët 1993 lindi… Një rastësi e bukur për të. Por, sa ngjarje të tjera  ndodhën vitin kur Partizani ishte shpallur kampion për të fundit herë? Ne po rendisim më të rëndësishmet dhe njohurat… /telesport.al/

SEGA prodhonte këtë kompjuterin këtu

Krijohej grupi “Backstreet Boys”

Del në kinema filmi Jurassic Park

Bill Clinton fitoi presidencën e SHBA

Seriali “Beverly Hills 90210” arrinte kulmin e tij

Tërheqja e  parë nga NBA e Michael Jordan pas titullit me Chicago Bulls

Vdiq Brandon Lee (djali i Bruce Lee), gjatë xhirimeve të filmit “Korbi”

Çekosllovakia ndahej në Republikë Çeke dhe Sllovaki


Krijohet Bashkimi Europian

Lindin Mauro Icardi, Paulo Dybala dhe Paul Pogba. Ardit Hila i Partizanit, Ergys Kaçe i kombëtares dhe Elvis Prençi. Sakaq, lindte edhe Elhaida Dani, këngëtarja me famë shqiptare

Roberto Baggio fiton Topin e Artë si futbollisti më i mirë

Drazen Petrovic, ish-basketbollisti i Jugosllavisë, vdiq në aksident tragjik me makinë

Monica Seles, ish-tenistja, goditet me thikë në shpatull nga një tifoz

Tragjedia ajërore e kombëtares së Zambias, ku i gjithë ekuipazhi humbi jetën teksa shkonte në Gabon

Olimpique Marseille fitoi Kupën e Kampionëve kundër Milanit (1-0)

Kampion bote në Formula 1, Alain Prost (Reno Williams)

Sezoni i parë i Premier League (triumfoi Manchester United)

Papa Gjon Pali II bën një vizitë historike në Shqipëri. Papa i fundit që udhëtoj në Shqipëri – në 1464 – vdiq gjatë rrugës.

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, u dënua me nëntë vite burgim, pasi është gjetur fajtore për përvetësim e fondeve shtetërore, me të edhe Ramiz Alia.

-->