Nga kundërshtari më i madh, në buzëqeshje me Ademin

Agim Ademi është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera.
Pas votimit në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, u konfirmua se Ademi do të jetë në krye të futbollit kosovar.
Me shumicë votash, u vendos që votimi për të parin e FFK-së të jetë i hapur.
Në votim kanë marrë pjesë 43 delegatë, prej tyre 42 votuan pro. Kështu, Agim Ademi do të jetë në krye të FFK-së edhe për një mandat katërvjeçar.
Pas rizgjedhjes së Ademit në krye të FFK-së edhe për një mandat tjetër, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi i Llapit e ka uruar Ademin.
Kujtojmë se, Tahir Batatina ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ademit, ku edhe e akuzonte për trukime të ndeshjeve dhe kërkonte nga organet e rendit të hetohet për krime.
Por, duket se situata ka ndryshuar dhe përkrahje e trajnerit të Llapit dhe kryetarit të klubit, Beqir Batatina, ka luajtur rol të madh në rizgjedhjen e Ademit në krye të FFK-së edhe për katër vite të tjera.