Nga kush frymëzohen hendbollistët kosovarë?

Kombëtarja 22 Qershor 2019 23:25

Para disa javësh Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (U-21) është kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Ka disa ditë që ata janë duke u përgatitur për Botërorin që do të mbahet në Spanjë, ndërsa ata tashmë e kanë një frymëzim shtesë për t’u paraqitur me sukses më të madh.

“Suksesi i xhudisteve në Minsk shërben si frymëzim edhe për hendbollistët tanë juniorë, që po përgatiten për botërorin e muajit tjetër. Tri stërvitje në ditë, shumë punë e djersë, për një qëllim – shtetin ta prezentojmë me dinjitet në Spanjë. Spanja përmes hendbollit njeh Kosovën…”, shkruan faqja zyrtare e FHK-së.