Nga ky moment Klopp u “dashurua” në Rashicën
Futboll
04 Prill 2020
21:12

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka disa javë që është në radarin e gjigantit anglez, Liverpool.
Sipas Mirror, futbollisti kosovar është i preferuari i Jurgen Klopp, andaj ai ka vendosur që të bëjë një ofertë për transferimin e tij gjatë verës.
Sipas këtyre raportimeve ‘dashurinë’ e Klopp, Miloti e fitoi me golin që i kishte shënuar skuadrës së Bayernit.
Andaj pritet që Liverpool të paguajë më shumë se 30 milionë euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës.