Nga lufta për Evropë tek mbetja në elitë, si dështoi aventura e Bylbyl Sokolit në Gjilan

Futboll 13 Mars 2021 11:18

Bylbyl Sokoli, i njohur me nofkën “Profa” u emërua për herë të dytë trajner i Gjilanit në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Insporti.

Gentian Mezani u largua nga pozita e kryetrajnerit tek “Skifterat” pas humbjeve radhazi nga Arbëria, Drita dhe Trepça 89, humbje këto që e nxorën nga lufta për titull Gjilanin, skuadër kjo e cila në sezonin 2019/2020 përfundoi në vend të dytë me pikë të barabarta me rivalët e qytetit, Dritën, e cila u shpall kampione.

Bylbyl Sokoli u pa si zgjidhje për të vazhduar tutje, duke marrë drejtimin e skuadrës pas fitores në udhëtim ndaj Besës me 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Sokoli debutoi me Gjilanin në fitoren e thellë ndaj KEK-ut (5-0), në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës.

Një fitore e madhe që u pasua edhe nga një rezultat tjetër befasues, ku Gjilani arriti të triumfoi ndaj Ballkanit në udhëtim me rezultat të thellë 0-4.

““Marrëveshja që të gjithë të japim maksimumin. Evropa, tabela duhet të vijë si rezultat i punës. Unë jam optimistë që do të arrijmë rezultate të mira” – ishin fjalët e Sokolit pas triumfit në Suharekë.

Dy fitore me 9 gola të shënuar dhe asnjë të pranuar, dhanë një sinjal pozitiv për pjesën e mbetur të sezonit, ku synim kryesor ishte dalja në Evropë.

Por gjërat nuk ecën sipas planit dhe entuziazmi fillestar shumë shpejt u venit. Viti 2021 solli rezultate jashtëzakonisht të dobëta për Gjilanin dhe Bylbyl Sokolin, duke bërë që synimet e klubit të pësonin një metamorfozë, ku nga lufta për titull dhe dalje në Evropë, synim i sezonit të mbetet qëndrimi në Superligë.

Bylbyl Sokoli te Gjilani, ja kur do të prezantohet

Fillimisht erdhi eliminimi në Kupën e Kosovës nga klubi i Ligës së Parë, Istogu, i cili mposhti Gjilanin 2-0 në sfidën e parë kompetitive të vitit 2021.

Pas turpërimit në Kupë, erdhi seria prej gjashtë ndeshjeve pa fitore në Superligë, e cila kulmoi me humbjen nga Drita në derbin e qytetit.

Humbja ndaj rivalëve të qytetit ishte ndeshja e fundit e Sokolit në stolin e Gjilanit, duke ia liruar vendin ish trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit, i cili merr skuadrën në një moment aspak të mirë, me vetëm 33 pikë nga 24 javët e para, ku dallimi me vendin e 5-të është vetëm një pikë, ndërsa dallimi me vendin e 3-të që mbahet nga Prishtina është 17 pikë.

Rekordi i Sokolit në krye të Gjilanit:

2 fitore
3 humbje
4 barazime

Profa” mohon zërat për transferimin e mbrojtësit maqedonas te Gjilani |  Gazeta Sheshi










-->