Nga Napoli te Gjilani: “Jam i frikësuar, gjendja nuk është e mirë” – jeta në karantinë e Carrado Saccone

Futboll 17 Mars 2020 20:59

Pandemia “Covid19” është shpërndarë në gjithë botën, duke bërë që shumë shtete të “ndalojnë” së funksionuari, praktikisht në izolim total të qytetarëve, duke mbyllur shkollat, vendet publike dhe aktivitetet sportive, për shkak të rrezikut së përhapjes. Pas Kinës, shteti më i goditur nga ky virus është Italia, vend nga cili ka prejardhje trajneri i fitnesit së SC Gjilanit, Carrado Saccone. Saccone për fat të mirë nuk është i prekur nga ky virus, por është izoluar në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit, pas shfaqes së pandemisë edhe në Kosovës, shkruan Insporti.com.

Arbnor Luta

Saccone është ai që përkujdeset për përgatitjen fizike të skuadrës së Gjilanit, pasi trajneri Gentjan Mezani e kërkoi të ketë në stafin e tij. Ai edhe pse gjendet në momente të vështira, ashtu siç janë edhe bashkëatdhetarët e tij, dhe nuk ka plane që të largohet nga Kosova në këtë gjendje.

Insporti ka zhvilluar një bisedë Saccone, i cili ka rrëfyer për ditët e izoluara dhe frikën që ka nga virusi.“Jam frikësuar, pasi gjendja momentale nuk është e mirë, por edhe në Itali do të isha i frikësuar. Nuk dua të kthehem në Itali tani, jam një profesionist dhe kam respekt për personat që më paguajnë, pra është e ndershme që unë të qëndroj deri sa të përfundoj kampionati”.

Image result for corrado saccone

 

Italiani është shprehur falënderues drejtuesve të klubit, pasi e paguajnë me kohë dhe i kanë qëndruar pranë në këto momente. Ai po ashtu thotë se ka siguruar ushqim të mjaftueshëm, duke ditur panikën që është krijuar në vendin tonë dhe problemi për të siguruar sasi ushqimore, në ditët e fundit. “Po kam para, klubi më paguan rregullisht, edhe me ushqim jam furnizuar, njerëzit këtu janë shumë të edukuar. Besoj se Kosova është një vend me shumë talent dhe besoj që eksperienca ime do të i’u ndihmojë këtyre personave që të rriten edhe profesionalisht. Jam shumë i lumtur që punoj në një klub siç është SC Gjilani”.

Italiani 59 vjeçar, në Kosovë ka punuar edhe më herët tek klubi FC Prishtina, sa ishte trajner Mirel Josa. Saccone beson se Kosova ende duhet të punojë që të krijojë kushte më të mirë pune, pasi është larg me një vend siç është Italia. “Kam punuar në Itali, Shqipëri dhe Kosovë, nuk ka shumë dallime në racë, jemi si të ngjajshëm. Kosova është një vend me popullsi të re dhe mund të bëhet një vend shumë i rëndësishëm në të ardhmen. Këtu ende kushtet e punës nuk janë si në Itali, por besoj që shumë shpejtë edhe Kosova do të krijojë kushtet moderne”.

Në fund të bisedës, ai dërgoi një mesazh për të gjithë popullin shqiptar, që të punojë më shumë për të ardhmen dhe se së bashku do ta mposhtin virusin. “Miqtë e Kosovës i inkujaroj që të punojnë edhe më shumë dhe të shikojnë nga e ardhmja. E ardhmja i përket Kosovës, pasi është një vend i ri me rini të shkëlqyer, së bashku e mposhtim virusin dhe do t’i kthehemi normailitetit”.

Saccone për tetë vite ishte pjesë e klubit të madh italan, Napoli. Gjatë atyre viteve ai ka punuar me trajnerët me famë botërore, si Walter Mazzari, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri.

 

Në Kosovë deri më tani 19 persona të infektuar me “Covid19”, por gjendja shendëtsore e tyre është stabile. Në qytetin e Gjilanit, deri më tani asnjë rast nuk është paraqitur.

Në Itali vetëm sot janë paraqitur 345 raste të reja, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 2,503.

IPKO Superliga e Kosovës është pezulluar për një afat të pacaktuar, deri në një vendim të ri të Federatës së Futbollit së Kosovës. /Insporti.com/

-->