Nga nesër kjo do të jetë puna e dytë e Andin Lokajt
Futboll
09 Tetor 2019
18:52

Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Andin Lokaj nga ndeshja e ardhshme e Kosovës, do të jetë spikeri zyrtar.
Lokaj këtë e ka konfirmuar në emisionin “Imazh” në RTK, duke thënë se kjo është një detyrë e re për të.
“Ta shohim se si do të shkojë. Nuk e kam provuar kurrë atë detyrë. Në bashkëpunim me FFK-në do ta shohim se a do tia dalim kësaj pune”, ka thënë Andin Lokaj.
Testi i tij i parë do të jetë nesër ndaj Gjibraltarit. “Dardanët” nesër do të zhvillojnë ndeshjen miqësore me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00. /Insporti.com/