Nga një basketbollist në imam – Labinot Maliqi rrëfen për jetën si prijës fetar

Basketboll 16 Prill 2021 21:28

Këtë të premte në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” i ftuar ishte imami nga Prishtina, Labinot Maliqi.

Maliqi ka treguar se si i ri ishte marrë me basketboll ku edhe njihej si një basketbollist i dalluar. Ndërsa nëna e tij, ishte ajo që e kishte shtyrë të falej ku më vonë vendosi të bëhej hoxhë.

Si një prijës fetar ai shquhet edhe për kontributin e tij në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, veprim i cili e ka bërë të ketë një bashkëpunim të veçantë me ambasadën amerikane në Prishtinë. Konferenca të kësaj natyre ai i ndejki edhe në Uashington ku u prit në Shtëpinë e Bardhë.

Maliqi gjatë rrëfimit të tij ka treguar se ka bashkëpunim edhe me politikanët kosovar edhe pse ka theksuar se imamët janë apartiak.

Po ashtu, ai ka folur edhe për të drejtat e gruas dhe burrit sipas fesë islame.

-->