Nga ofertat e deri te kush vonohet në stërvitje – Hoxha rrëfehet për sezonin fantastik me Ballkanin

Futboll 09 Mars 2020 11:53

Arbër Hoxha këtë sezon është shndërruar në tmerrin e shumë mbrojtësve. Shpejtësia, driblimet dhe goditjet e tij kanë bërë që ai të jetë ndër futbollistët më të rrezikshëm të Superligës së Kosovës. Ish futbollisti i Prishtinës këtë sezon me Ballkanin po shkëlqen, madje zhvilloi edhe një ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Insporti.com.

Arbnor Luta

Sulmuesi i krahut në ndeshjen e fundit ndaj Dritës, ishte i pa fat, pasi shtylla ia mohoi një super gol dhe më pas lëndimi, që e detyroi të largohej.

Insporti ka zhvilluar një intervistë me numrin nëntë të Ballkanit për formën e tij, ofertat, shoqëria e tij me Blend Baftiun dhe Jetmir Topallin, me të cilët ka krijuar një treshe të rrezikshme këtë sezon. Në këtë intervistë, ai tregon edhe për talentin e Topallit në muzikë.

Hoxha në Ballkan u transferua me kërkesën e Ismet Munishit, i cili besoi në talentin e tij dhe që po i shpaguhet në çdo ndeshje.

 

Në këtë sezon 21 vjeçari ka është paraqitur në 19 ndeshje duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistim.

Ballkani është lider i Superligës së Kosovës  me 44 pikë dhe sot zhvillon ndeshjen e xhiros së 22-të në udhëtim ndaj Flamurtarit në kryeqytet.

Më poshtë mund të lexoni intervistën me Arbër Hoxha:

Cili është lëndimi i juaj që pësuat ndaj Dritës, a jeni i gatshëm për Flamurtarin?

Është e vërtetë që pësova një lëndim ndaj Dritës , një zgjatje e lehtë muskulore dhe kërkova zëvendësim. Ky lëndim ndodhi shkak i ngarkesave ndeshjeve të shpeshta , jam duke punuar për t’u kthyer, shpresoj që të kthehem për ndeshjen me Flamurtarin.

Ndaj Dritës mungoi vetëm goli, zhvilluat ndeshje shumë të mirë?

Isha i pa fat te goli po më e rëndësishmja është që në fund arkëtuam 3 pikë, zhvilluam një super ndeshje krijuam shumë nga loja dhe në fund i gëzuam pikët e plota dhe për këtë i përgëzoj bashkëlojtarët.

Me Baftiun e Topallin jeni shumë të koordinuar në fushë, jashtë saj si jeni?

Po me Blendin kam qenë edhe te Prishtina jam shokë shumë i mirë, po thuajse në çdo moment jemi bashkë edhe pse u transferua te Ballkani një vit më herët prapë kem pas raporte shumë të mira. Prej ardhjes në Ballkan edhe me Jetmirin kam shoqëri të mirë po kalojmë momente shumë të mira që të tre. Të shpresojmë që të vazhdojmë kështu

Cili prej jush vonohet në stërvitje, cili është më komik?

Në stërvitje zakonisht nuk vonohem asnjëri, më komik është Jetmiri edhe vlen të ceket talenti i tij për këndim.

Fjalia më e mirë e trajnerit Ismet Munishit gjatë pushimit të pjesës së parë?

Fjalia më e mirë e trajnerit është “dilni tregoni të gjithëve cilësitë dhe shfaqjen që ju dini të bëni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Klubi ka refuzuar ofertë 200 mijë euro, cili klub nga Kroacia kërkoi transferimi e juaj?

Është shumë e vërtetë që kam pas oferta nga shumë klube këtë afat kalimtar, unë për momentin jam i fokusuar te klubi ku arrita të kthehem në formë. Dua t’i arrij objektivat e skuadrës dhe pastaj do ulem me presidentin, menaxherin në tavolinë dhe t’i shqyrtoj ofertat që kanë ardhë në drejtim të klubit për te vendosur rreth së ardhmes time . /Insporti.com/

-->