Nga portier në ngasës motori, Fabian Barthes bën një jetë krejtësisht tjetër nga ajo që bënte më parë

Motosport 11 Maj 2021 17:29

Ish- portieri, Fabian Barthez, i cili kaloi kohë te Manchester Unitedi në fund të karrierës së tij, ku Alex Fergusoni tha se francezi ishte lojtar më i mirë në pozita tjera se si portier, tash bën një jetë krejt ndryshe se ajo që bënte më parë, transmeton Insporti.

Barthez u shndrrua në ngasës profesionist të motorsportit, duke garuar në ‘Porsche Carrera Cup France’.

Ai siguroi podiumin e parë më 2010 në ‘FFSA GT Championship’, para se të siguronte fitoren e parë në FFSA Series në garën e dytë të Circuito Navarra, një vit më vonë.

Karriera e tij si garues filloi të merrte hov në vitin 2013, kur ai u bë kampion në French GT, para se ta testonte veten edhe më shumë në garën 24-orëshe të Le Mansit më 2014.

Në vitin 2016, ai formoi ekipin e vetë, Panis Barthez Competition, me objektivin për të garuar në Le Mans.

Ndryshe, Barthez u pensionua nga futbolli në vitin 2007.

-->