Nga sonte ekraneve sportive i bashkohet një super femër

Basketboll 13 Janar 2020 18:00

Një nga basketbollistet më të përfolura në media padyshim është Ulpiana Emra.

Përveç lojës në fushën e basketbollit, Ulpiana merr vëmendje të madhe edhe me dukjen e saj tejet tërheqëse, raporton Insporti.com

Dëshirë e kamotshme e saj është gazetaria dhe moderimi, e me natën e sotme do të bëhet realitet.

Ulpianën nga sonte e tutje do ta shohim në ekranet televizive, e cila do të jetë fytyra më e re e emisionit që i kushtohet vetëm basketbollit “Asist”.

Audienca e këtij emisioni është e madhe por me Ulpianën prezente aty, padyshim që do rritet edhe më shumë./Insporti.com

-->